Emery befason me deklaratën pas ndeshjes

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 09:39 | Nga

Unai Emery është treguar shumë modest, edhe përkundër fitores bindëse të PSG-së ndaj Barcelonës.

Kampioni francez e ‘shkatërroi’ Barcelonën në ndeshjen e parë të 1\16-tës së Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Por, sipas trajneri Emery, jeta ka gjithmonë intensitet dhe skuadra duhet të mbetet sfiduese dhe të kërkoj përherë fitoren.

“Nesër është një tjetër ditë, por kjo është e gjitha pozitive tani”, ka thënë Emery pas fitores bindëse ndaj Barcelonës.

“Ne duhet të mbesim sfidues, dhe të vazhdojmë të kërkojmë dëshirën e përhershme për të fituar”.

“Ju keni për të jetuar me intensitet. Ne duhet të mbetemi të balancuar në të gjitha garat”.

“Ekipi bëri maksimumin kundër një skuadre të madhe. Unë kam respekt të madh për ta”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Të ngjashme