Fabregas drejt Monacos

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Monaco është afër që të arrijë marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit Cesc Fabregas.

E përditshmja franceze “L’Equipe” raporton se spanjolli ka arritur marrëveshje për dy vjet e gjysmë me francezët, që tashmë duhet vetëm që të merren vesh me Chelsean.

Raportohet se marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur falë marrëdhënieve të mira të Fabregasit me ish-bashkëlojtarin e tij Thierry Henry, që është trajner i Monacos.

31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në qershor të këtij viti, derisa interesim për shërbimet e mesfushorit ka shprehur edhe Milani.

Fabregas është pjesë e londinezëve që prej vitit 2014, kur ishte transferuar nga Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme