Falcao i gatshëm të largohet nga Monaco

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao është i gatshëm që ta braktisë skuadrën Monaco FC.

Sipas Don Balon, futbollisti 33 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës italiane Inter Milan, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Është raportuar se Falcao mund t’i bashkohet Interit për një shumë prej 15 milionë eurosh.

Kolumbiani është në vitet e fundit të karrierës së tij dhe ai thotë se këtë periudhë të rëndësishme të jetës së tij nuk dëshiron ta kalojë në Monaco.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme