Fanellat e Barcelonës për sezonin e ri (Foto) 

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 12:28 | Nga

Janë konfirmuar fanellat e Barcelonës për sezonin 2017/2018. Shiritat tradicionalë vertikalë, kaltër e kuq, e ndryshojnë trashësinë përgjatë fanellës.

Po ashtu vërehet edhe ndryshimi i sponsorit që tash është Rakuten – një kompani elektronike japoneze, e cila e ka zënë vendin e Qatar Airways.

Marrëveshja e re e Barcës konsiderohet si një ndër më të mëdhatë sa i përket fanellave dhe besohet se klubi do të përfitojë 54 milionë euro brenda një viti, ndërsa marrëveshja është katërvjeçare.

Akoma nuk është zyrtarizuar fanella për ndeshjet si mysafirë dhe fanella e tretë, megjithëse gazeta spanjolle Sport ka dhënë idenë se si do të duken ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme