Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Rodriguezin

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Skuadra elitare e Turqisë, Fenerbahçe, ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e krahut, Ricardo Rodriguez, dhe po negocion me Milanin për lirimin e tij.

Sajti italian “Calciomercato” të martën ka njoftuar se Milani po kërkon nëntë milionë euro për Rodriguezin, derisa Fenerbahçe synon huazimin e tij me detyrim të blerjes në fund të edicionit për shtatë milionë euro.

Rodriguez do të largohet nga Milani gjatë janarit, pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit italian.

Te Fenerbahçe ai shihet përforcim i madh për mbrojtjen.

27-vjeçari këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje në Serie A, kurse me Milanin ka kontratë deri në vitin 2021.

Te Milani u transferua në vitin 2017 nga Wolfsburgu për 17 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme