Fergusoni mbetet në kujdes intensiv

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 12:30 | Nga

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, po rikuperohet pas operimit emergjent që pati të shtunën për shkak të gjakderdhjes në tru.

76-vjeçari mbetet në kujdes intensiv në spitalin Salford Royal.

Një zyrtar i klubit prestigjioz ka thënë se gjithçka ka ecur mirë, por atij i duhet më shumë kujdes intensiv për t’u përmirësuar gjendja shëndetësore.

Ferguson për 26 vjet sa ishte tek Unitedi fitoi 38 trofe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme