Flet Fellaini pas largimit nga Man Unitedi

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Marouane Fellaini insiston se transferim i tij nga Manchester Unitedi në Kinë nuk u ndikua nga përfitimet financiare, duke shtuar se ai mund të kishte qenë ende në skuadrën e “Djajve të kuq”, po të mos ishte shkarkuar Jose Mourinho.

Mesfushori belg u transferua nga Premierliga në Super Ligën Kineze, gjatë afatit kalimtar të këtij janari, kur u bë pjesë e skuadrës së Shandong Luneng.

Mediat raportojnë se ai ka nënshkruar një kontratë mjaft të mirë, sa i përket aspektit financiar, në Kinë, vetëm disa muaj pasi e kishte rinovuar kontratën me Manchester Unitedin. Megjithatë, Fellaini insiston se ai nuk shkoi në Kinë për shkak të parave.

“Jo, unë e shoh këtë si sfidë me një klub që ka gjithçka. E them me të vërtetë, ju duhet t’i shikoni dhomat dhe pajisjet teknike si dhe stafin mjekësor. Mua më pëlqen shumë të jem këtu”, ka thënë Fellaini.

“Sezoni im i parë në Manchester United ishte i vështirë, por unë u largova si një lojtar shumë i respektuar. Unë e dhashë më të mirën time për atë klub, luajta shumë ndeshje dhe shënova shumë gola të rëndësishme”.

“Unë punova me super lojtarë dhe me super trajnerëve në njërin nga klubet më të mëdha të botës. Unë nuk kam një trajner të preferuar, kam mësuar diçka nga të gjithë”.

“A do të ishin gjërat ndryshe nëse nuk do të ishte shkarkuar Mourinho? Nuk e di, në futboll këto mundësi vijnë dhe shkojnë. Por, unë ende e kisha një kontratë me Manchester Unitedit, kështu që mund të kisha qenë atje edhe për më gjatë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme