Flet nëna e Distria Krasniqit: Emocion i veçantë

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së artë të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo e ka mposhtur me “Wazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.

Lidhur me emocionet dhe përjetimet që i sollën luftërat e Distrias foli ekskluzivisht për Klan Kosova nëna e xhudistes Remzije Krasniqi.

Ajo tha se kanë përjetuar emocion të veçantë duke mbetur edhe pa gjumë.

“Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë por ja ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. S’ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. E kemi përcjell. Ne e kemi ditur se si është ndjerë porsa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë me kë do t’i bie shorti”.

Remzije Krasniqi tregoi edhe për momentin kur vajza e saj e kishte thirrur në telefon para se ta merrte medaljen e artë.

“Para se me marrë medaljen na ka thirr më telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, ka pyetur për babi dhe kur e ka parë babin është qetësuar”.

Të ngjashme