Formacionet zyrtare: Danimarka – Australia

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 13:08 | Nga

Danimarka do të kërkojë fitoren e dytë me radhë, kundër Australisë që kërkon të mbetet ende në garë.

Danezët kishin fituar ndeshjen e parë ndaj Perusë me rezultat 1-0 dhe një fitore i dërgon në raundin tjetër.

Në anën tjetër Australia ka pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Franca me rezultat 2-1.

Danezët do të udhëhiqen nga lojtari kryesor Christian Eriksen, i cili do ta mbështet sulmuesin Jussuf Paulsen.

Në anën tjetër Australia do të mbështet tek lojtarët që luajnë në Ligën Premier.

Jedinak e Leckie në mesfushë, e në sulm do jenë Rogic e Kruse.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë të Grupit C.

Danimarka: Kasper Schmeichel; Henrik Dalsgaard, Jens Stryger Larsen, Simon Kjaer, Andreas Christensen, Lasse Schone, Thomas Delaney, Christian Eriksen, Nicolai Jorgensen, Pione Sisto dhe Yussuf Poulsen.

Australia: Ryan, Risdon, Sainsbury, Milligan, Behich, Jedinak, Mooy, Leckie, Rogic, Kruse dhe Nabbout.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme