Formacionet zyrtare: Derbi i prestigjit mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e 32-të në Ligën Premier i vë përballë ish-kamponin Manchester City dhe kampionin e ri, Liverpool.

Redsat tashmë e kanë siguruar titullin për sezonin 2019/2020 në kampionatin anglez, duke e lënë prapa fituesin e edicionit të kaluar.

Sidoqoftë, sfida në Etihad Stadium e ka rëndësinë e saj, duke qenë se është një duel prestigji ndërmjet dy skuadrave më të forta aktualisht në futbollin anglez.

Në ndëkrohë, edhe trajnerët Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp do të bëjnë një përballje taktikash në këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Mendy, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C), Foden, Jesus, Sterling.

Formacioni startues i Liverpoolit:Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Mane, Salah, Firmino.

Të ngjashme