Frank Lampard kandidati kryesor për t’u emëruar trajner i Tre Luanëve

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Sot Kombëtarja e Anglisë në grupmoshat U21 ka larguar nga stoli, trajnerin Aidy Boothroyd.

Për shkak të rezultateve të dobëta dhe dështimit për t’i kualifikuar ‘Tre Luanët’ në Kampionat Europian, Boothroyd i ka dhënë fund aventurës si trajner i Anglisë.

Menjëherë kanë filluar spekulimet për trajnerin e ardhshëm të ‘Tre Luanëve’. Emri që më së shumti po përmendet është ai i legjendës së Chelseat, Frank Lampard.

Lampard shihet si zëvendësues ideal i Boothroyd.

Kujtojmë që Lampard këtë vit u shkarkua nga detyra e trajnerit nga klubi i Bluve të Londrës, Chelsea.

Ai karrierën e menaxhimit e nisi te skuadra nga Championship, Derby County – ku në sezonin e parë luajti finalen e playoffit dhe ishte afër ta fuste atë në Premierligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme