Gazidis e do Maldinin në Milan

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, dëshiron që ta emëroj si drejtor teknik të klubit, ish legjendën Paolo Maldini, pas largimit të Leonardos.

Leonardo la pozitën e drejtorit sportiv në të njëjtën ditë kur aty detyrën e trajnerit e la edhe Gennarro Gattuso, shkruajnë mediat italiane.

Gazidis i cili falënderoi të dy për punën e deritashme në Milan ka thënë se do ta kthejë këtë klub në majë dhe për këtë kërkon ndihmën e Maldinit.

“Idetë, talenti dhe baza solide, kështu ne do ta kthejmë Milanin në topklub”, ka thënë Gazidis.

“E dua Maldinin si drejtor teknik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme