Gjashtë raste pozitive me Coronavirus te Bilbao

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Klubi i La Ligas spanjolle Athletic Bilbao ka njoftuar për gjashtë raste pozitive me koronavirusin e ri. Bilbao ka njoftuar se para fillimit të fazës parasezonale janë testuar gjithë lojtarët, stafi i trajnerëve dhe stafi i skuadrës së parë, si me anë të testeve PCR ashtu edhe serologjike.

Gjashtë rezultate kanë dalë pozitive. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar menjëherë. Rastet pozitive janë të vetizoluar dhe do t’i nënshtrohen një testimi tjetër me test PCR javën e ardhshme.

Bilbao ka njoftuar se skuadra e parë do të fillojë stërvitjet të enjten pasdite, stërvitje individuale. E po ashtu gjithë ata që kanë rezultuar negativë do të testohen sërish më 14 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme