Gjilani – Besa e mbyll xhiron e 27-të të Superligës

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës do të mbyllet sot.

Gjilani dhe Besa do të përballen në mes vete në ndeshjen e fundit të javës.

Gjilanasit shihen si favoritë për të fituar dhe për ta ruajtur pozitën e katërt në tabelë.

Skuadra e Ismet Munishit e ka përballë ekipin e pafuqishëm, Besa, e cila tashmë është dorëzuar në garën për të mbetur në ligë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 15:00.

Paraprakisht, të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

Prishtina e mundi Ballkanin në udhëtim dhe e hapi edhe më shumë garën për titull të kampionit.

E Drita e mposhti Arbërinë 3:1 dhe e mori primatin në Superligë.

Të ngjashme