Gramoz Vokrri: UEFA u pasurua me një anëtar të ri para 4 viteve, u mundësua realizimi i ëndrrave të fëmijëve tanë

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kosova sot (3 maj) shënon katër vjetorin e pranimit si anëtare me të drejta të plota në shtëpinë e futbollit europian, UEFA.

Puna e shumë gjeneratave u shpërblye më 3 maj 2016 në Budapest, kur FFK me në krye legjendën, Fadil Vokrrin, u pranua me të drejta të plota dhe u bë anëtarja e 55’të.

Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi ka uruar të gjithë futbolldashësit për këtë ditë. Mes tjerash ai ka shkruar: “Futbolli është më shumë se një lojë, prandaj duhët të jemi falenderues dhe mirënjohës për çdo lojtar, trajner, donator, refer, punëtor sportiv, dëshmor, punëtor medial, që ndër vite dhe gjenerata, në një moment apo tjetrin, kontribuan, në Kosovë si në Diasporë, drejt realizimit të këtij qëllimi”.

Postimi i plotë nga Gramoz Vokrri:

“Të nderuar futbolldashës,

4 vite më parë, futbolli europian u njoftua zyrtarisht me Kosovën. UEFA u pasurua me një anëtar të ri, plot energji, talent, vullnet dhe entuziazëm.
4 vite më parë, u hapen dyert e ndërkombëtarizimit dhe në të njëjtën kohë, dyert e zhvillimit për futbollin tonë.
4 vite më parë, u mundësua realizimi i ëndrrave për të gjithë fëmijët tanë me shpresën që në të ardhmën do të shohim ende më shumë « Amira », « Edona », « Milota », « Vedata », « Valona »…

Futbolli është më shumë se një lojë, prandaj duhët të jemi falenderues dhe mirënjohës për çdo lojtar, trajner, donator, refer, punëtor sportiv, dëshmor, punëtor medial, që ndër vite dhe gjenerata, në një moment apo tjetrin, kontribuan, në Kosovë si në Diasporë, drejt realizimit të këtij qëllimi.

Urime të gjithëve.

Me respekt dhe fair play”

Të ngjashme