Hazardi emërohet në skuadrën e Belgjikës, përkundër lëndimit

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazardi ende nuk e ka bërë debutimin e tij në La Liga për Real Madridin për shkak të një lëndimi, mirëpo ai është në skuadrën e Belgjikës për ndeshjet e shtatorit.

Eden Hazardi është emëruar në skuadrën e Belgjikës për dy ndeshjet e shtatorit, kundër San Marinos dhe Skocisë, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Hazardi iu bashkua Real Madridit në qershor, kur nënshktoi kontratë pesëvjeçare me klubin madrilen, pasi që Chelsea arriti marrëveshje me “Los Blancos” për shitjen e tij.

Real Madridi pësoi një goditje qysh para fillimit të kampionatit të ri të La Ligës, 2019/20, vetëm një ditë para ndeshjes kundër Celta Vigos, kur mësoi se Hazardi ka pësuar një lëndim në kofshë.

28-vjeçari ka munguar në dy ndeshjet hapëse të Real Madridit, mirëpo AS raporton se ai mund të kthehet për ndeshjen kundër Villarrealit, të dielën. Shqetësimet për lëndimin nuk e kanë ndalur megjithatë trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinezin, ta ftojë yllin e vet për ndeshjet e radhës.

Megjithatë, gjatë konferencës për shtyp, Martinezi bëri të ditur se Hazardi nuk do të rrezikohet nëse nuk është plotësisht i rikuperuar deri në ato dy ndeshje.

Skuadra e plotë e Belgjikës: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Real Madrid), Simon Mignolet (Club Brugge), Matz Sels (Strasbourg); Toby Alderweireld (Tottenham), Jason Denayer (Lyon), Brandon Mechele (Club Brugge), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Vissel Kobe), Jan Vertonghen (Tottenham); Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Nacer Chadli (Anderlecht), Kevin de Bruyne (Manchester City), Leander Dendoncker (Wolves), Thorgan Hazard (Borussia Dortmund), Denis Praet (Leicester City), Youri Tielemans (Leicester City); Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Eden Hazard (Real Madrid), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Inter), Dries Mertens (Napoli), Divock Origi (Liverpool), Benito Raman (Schalke), Leandro Trossard (Brighton and Hove Albion), Hans Vanaken (Club Brugge), Yari Verschaeren (Anderlecht).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme