Hazardi e komenton transferimin e Higuainit në Chelsea

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, e ka shprehur kënaqësinë e tij pas vendimit të klubit londinez për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuainin. Hazardi ka bërë të ditur se nga sulmues i ri i skuadrës së tij pret shumë gola.

“Të kaltrit” e kompletuan transferimin e argjentinasit, i cili kishte qenë i huazuar nga Juventusi në Milan për këtë sezon. Higuaini është i zëvendësuar në Chelsea deri në fund të sezonit dhe pastaj anglezët e kanë mundësinë për ta blerë.

31-vjeçari nuk u regjistrua në kohë për të marrë pjesë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, të cilën skuadra e Maurizio Sarrit arriti ta fitojë përmes penalltive, me rezultat 4-2, duke e zënë kështu një vend në finale të Carabao Cup.

Por, Higuaini është në dispozicion të Chelseat për ndeshjen e së dielës kundër Sheffield Wednesday, e cila do të zhvillohet në kuadër të FA Cup. Pasi Alvaro Morata është afër transferimit në Atletico Madrid dhe Olivier Giroud është duke kaluar në formë të keqe, Hazard beson se argjentinasi është një përforcim i mirë për skuadrën.

“Për mua, si sulmues anësor, më pëlqen të luaj me lojtarë të nivelit më të lartë. Me Chelsean, e kam pasur mundësinë të luaj me disa nga lojtarët më të mirë. Me Diego Costën për tri vjet dhe mendoj se edhe Higuaini është njëri ndër më të mirët”, ka thënë Hazard.

“Mua më pëlqente të luaj edhe me Giroud dhe Moratën. Pozita ime e preferuar është ajo e sulmuesit anësore, e jo e qendërsulmuesit, kështu që unë tentoj të argëtohem me qendërsulmuesin dhe sulmuesin tjetër anësor. Kur ka sulmues në fushë, është më mirë për mua”.

“Ai është një sulmues fantastik, kur e sheh karrierën e tij, ai i ka shënuar shumë gola në të gjitha klubet ku ka luajtur, Madrid, Napoli, Juventus. Ai gjithmonë shënon gola dhe do ta bëjë të njëjtën gjë edhe këtu. Këtë sezon jemi duke luajtur, por nganjëherë na mungon dikush për ta shënuar një gol”.

“Higuaini është një sulmues që mund të shënojë gjithkund. Ai mund të kombinojë me sulmuesit anësor dhe me mesfushën, por mund të luajë edhe si qendërsulmues që qëndron vetëm në zonën e 16-metërshit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme