Heung-Min Son renditet mbi Messin e Ronaldon si përfunduesi më i mirë i aksioneve

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Heung-Min Son është përzgjedhur si sulmuesi me efektshmërinë më të mirë para porte në Evropë, duke lënë pas vetës lojtarë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowksi.

Ylli i Tottenhamit ka shënuar 61 gola që nga edicioni 2016/17 për Spurs, e në total janë përfshirë edhe argjentinasi me 139 gola te Barcelona dhe polaku me 134 sosh te Bayerni.

Sipas një studimi të bërë nga The Indepedent, tregohet se Son është duke prirë si lojtari më efektiv para porte, duke humbur pak shanse.

Grafiku tregon se koreano-jugori shënon 44.41 për qind të golave nga shanset e krijuara për të nga bashkëlojtarët.

Pas tij renditet bashkëlojtari i tij te Tottenhami, Harry Kane, me 21,33 për qind, Lionel Messi me 21,31 për qind, e pasojnë të tjerët.

Cristiano Ronaldo është shumë poshtë, duke shfrytëzuar vetëm 0.67 për qind të shanseve para golit. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme