Historia e thatë e kosovarëve me Barcelonën

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

“Barcelona po kërkon 13-vjeçarin Kamer Qaka”, por ai sot, si 23-vjeçar, endet nga një skuadër në tjetrën në futbollin rumun.

“Albian Ajeti refuzon Barcelonën hatri i vëllait binjak, Adonisit”. Sot katër vjet pas këtij lajmi të bujshëm, Albiani luan për Baselin, kurse Adonisi është i huazuar nga St. Galleni në Chiasso që luan në kategorinë e dytë të Zvicrës, shkruan sot Koha Ditore.

“Taulant Xhaka po kërkohet nga Barcelona si alternativë shtesë për krahun e djathtë”, por edhe ky lajm doli të jetë thashë e them. Dy vjet pas këtij lajmi, ai vazhdon të luajë te Baseli. I fundit, që mund të jetë edhe i vërtetë, është se Barcelona po e kërkon reprezentuesin kosovar, Edon Zhegrova. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Fichajes”, portal spanjoll goxha serioz.

Një ditë më herët u raportua nga “Mediaset” se futbollisti i Genkut po kërkohet nga Milani. I gjithë ky interesim vjen në kohën kur te skuadra e tij belge nuk po aktivizohet shumë.

Zhegrova ka folur për interesimin e Barcelonës të mërkurën dhe ka shtuar se ka edhe oferta të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme