Hoxhaj pas fitores së Nora Gjakovës: Faleminderit vajza dhe djem që na bëni krenarë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar “NORA MADHËSHTORE!“, derisa ka shpërndarë dy fotografi të momentit kur Nora Gjakova fiton medaljen e artë.

“Kosova fiton medaljen e dytë të artë olimpike. Faleminderit vajza dhe djem që na bëni krenarë!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Të ngjashme