Hudson Odoi arrin marrëveshje të re me Chelsean

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Chelsea duket se ka bërë një punë të mirë me talentin premtues, Callum Hudson Odoi.

Anësori premtues i Chelsea, Hudson Odoi, duket se do të hedh poshtë të gjitha spekulimet që vazhdojnë ta lidhin me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.

Faqja zyrtare e ‘Bluve’ njofton se lojtari ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Chelsea.

Marrëveshja e kaluar e lojtarit do të skadonte gjatë verës së ardhshme dhe ai ishte target i disa ofertave të Bayern më parë.

18 vjeçari ka pësuar një dëmtim gjatë sezonit të kaluar dhe nuk ka bërë akoma debutimin në sezonin e ri, por ai pritet që gjatë kësaj jave të luaj me Chelsea U23. 

Të ngjashme