I shumëkërkuari Rashica, del në skenë një tjetër klub!

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Shtohet interesimi i klubeve të rëndësishme evropiane për të marrë shërbimet e Milot Rashicës.

Pas Borussias së Dortmundit, Liverpoolit dhe Aston Villës, së fundmi në garë për talentin Kosovar ka hyrë edhe Red Bull Leipzig.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës nga Gjermania Lindore dhe kalimi i Rashicës te Leipzig nuk do të ishte një çudi, shkruan supersport. Lajmi raportohet nga mediat gjermane dhe duke patur parasysh edhe faktin që Leipzig investon shumë para te lojtarët e rinj në moshë, por edhe karakteristikat e Rashicës që i përshtaten lojës që aplikon Julian Nagelsmann, e bëjnë të besueshëm këtë transferim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme