Ibrahimovic s’kthehet në Itali, pret nisjen e Serie A

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të qëndrojë në Suedi deri sa të vendoset data përfundimtare për kthimin e Serisë A, sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport.

Ylli veteran 38-vjeçar ishte kthyer në vendlindjen e tij gjatë periudhës së vetizolimit, pasi që në Suedi ai pati mundësi të vazhdojë seancat stërvitore me klubin Hammarby, në mënyrë që ta mbajë formën e mirë.

Suedezi është bashkëpronar i klubit Hammarby, pasi që i kishte blerë 25 për qind të aksioneve të klubit në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani ndihet i relaksuar për situatën e suedezit.

Zlatan nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe kontrata e tij aktuale me kuqezinjtë skadon në qershor.

Megjithatë, Ibrahimovici do të kthehet në Milan për ta kompletuar këtë sezon kur të merret vendimi për rinisjen e kampionatit, para se të vendosë pastaj për të ardhmen e tij. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme