Inter dhe Napoli garojnë për Manuel Lazzarin

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Sipas Tuttosport, dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Napoli janë në betejë për ta nënshkruar mesfushorin Manuel Lazzari.

Që nga momenti kur skuadra SPAL ka bërë të ditur se dëshiron ta shesë futbollistin 25 vjeçar, Inter dhe Napoli nuk kanë pushuar përpjekjet për të nënshkruar kontratë me të, shkruan Goal.

Gjithashtu edhe skuadra Torino është e interesuar për të njëjtën gjë dhe mendon se mund t’i sfidojë të dy skuadrat duke i premtuar Lazzarit garanci për më shumë paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme