Interi kërkon portier në Serie A

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Interi është në kërkim të një portieri të ri. Mediat italiane kanë bërë të ditur të premten se drejtuesit e klubit po kërkojnë të sjellin një portier të ri në skuadër.

Samir Handanoviq ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 dhe nuk do ta vazhdojë atë.

Drejtuesit e klubit zikaltër po synojnë transferimin e portierit të Udineses, Juan Mussos.

Portieri argjentinas ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Serie A.

26-vjeçari ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023.

Klub italian, për ta liruar Musson po kërkon më shumë se 30 milionë euro.

Të ngjashme