Interi mund të kërkojë nga lojtarët uljen e pagave, ndërsa zbulohen detajet e marrëveshjeve të sponsorizimit të fanellës

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello ka zbuluar se sa vlejnë marrëveshjet e reja të sponsorizimit dhe pranon se klubi mund t’u kërkojë lojtarëve të tyre të ulin pagat.

Kampionët e Serie A njoftuan dje një marrëveshje të re sponsorizimi me kompaninë Socios.com, duke zëvendësuar sponsorin e tyre kryesor legjendar Pirelli pas 26 vitesh.

Sidoqoftë, Socios.com nuk është sponsori i vetëm që do të shfaqet në fanellën e re të Interit dhe detajet i ka treguar tashmë Antonello.

“Ne ia shitëm sponsorizimin e fanellës Lenovos dhe tani po kërkojmë një sponsor të ri për të arritur shifrën e 30 milionë euro për të gjithë fanellën”, ka thënë fillimisht Antonello për La Gazzetta dello Sport.

‘Unë e di që tifozët janë të ndarë në lidhje me fanellën e re, por unë e shoh atë të shkëlqyeshme ndërsa kujton lëkurën e gjarprit”.

Inter duhej të shiste Achraf Hakimi te PSG për 71 milionë euro për të balancuar librat dhe Antonello ka konfirmuar nevojën e Nerazzurrëve për të kursyer 325 milionë euro midis amortizimit dhe pagave dhe për të fituar 70-80 milionë në treg këtë verë.

“Ne do të bëjmë një përmbledhje të situatës pas përfundimit të afatit kalimtar dhe vetëm pasi të mund të kërkojmë nga lojtarët të ulin pagat, duke ndjekur modelin e Juventusit”.

Lojtarët e Juventusit kishin rënë dakord për një shkurtim page për katër muaj në mars të 2020, pasi fushata e Serie A ishte pezulluar për shkak të pandemisë.

Përhapja e virusit ka prekur pronarët e Interit, Suning Group, aq shumë sa që Nerazzurrët u desh të përfundonin një operacion financimi për një kredi prej 275 milionë euro nga Oaktree Capital, me tre vjet për ta paguar atë.

“Me këtë operacion financiar, Suning ka konfirmuar angazhimin e tij për të mbështetur klubin në një periudhë afatmesme”, përfundoi drejtoi i Interit.

Të ngjashme