James trondit Real Madridin

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:32 | Nga

James Rodriguez dëshiron të largohet nga Real Madridi

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez, ka një lajm të keq për tifozët e skuadrës. Sipas Don Balon, kolumbiani dëshiron të largohet nga Los Balancos.

Edhe pse ka gjetur sërish hapësirë në formacionin e Zinedine Zidanes, ish-anëtari i Monacos dhe Portos dëshiron të gjejë një klub të ri.

Gjatë verës interesim për Rodriguezin kishin shfaqur klubet si Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Paris St-Germain. /Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme