Joshua pritet të përballet me fituesin e meçit Whyte-Chisora

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua do të jetë anash ringut kur Dillian Whyte të përballet me Dereck Chisoran më 22 dhjetor. Fituesi i këtij dueli po pritet të ndeshet me Joshuan, kampionin e botës në versionet WBA, IBF dhe WBO.

Britaniku Joshua do të ngjitet në ring më 13 prill në stadiumin “Wembley”, ndërsa kundërshtari ende nuk është konfirmuar.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, insiston se lufta me kampionin e versionit WBC, amerikanin Deontay Wilder apo britanikun Tyson Fury, janë opsionet numër një dhe dy për Joshuan për prill.

Mirëpo pasi Wilderi po pritet të zhvillojë rimeçin me Furyn në muajt e parë të vitit të ardhshëm, Joshuas i mbetet opsion të ndeshet me fituesin e duelit britanik mes Whytet dhe Chisoras.

Joshua do të jetë në mesin e atyre në arenën O2 në Londër, ndërsa promotori Hearn ka konfirmuar se edhe kampioni i padiskutueshëm në peshën kruzer Oleksandr Usyk dhe amerikani i pamposhtur Jarrell Miller do të jenë në mesin e spektatorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme