Kacafytje mes lojtarëve të përfaqësueses së Gjermanisë (Foto)

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 11:51 | Nga

Përfaqësuesja e Gjermanisë është mbledhur pasi të shtunën më 2 qershor do të ndeshen në miqësore me Austrinë, si parapërgatitje për Kampionatin Botëror në Rusi, i cili fillon më 14 qershor.

Megjithatë në njërën prej seancave stërvitore gjatë ditës së djeshme, brenda ekipi të Gjermanisë ndodhi një incident në mes dy futbollistëve, me ç’rast u nevojit edhe ndërhyrja e shtabit teknik.

E gjitha kjo ndodhi në mes lojtarit të Chelseat, Antonio Rudiger dhe atij të Bayern Munchen, Joshua Kimmich, ku gjatë një ndërhyrjeje të vonuar, gjakrat u nxehën dhe u nevojit intervenimi i asistentit të trajnerit, Miroslav Klose, që ta ndal konfrontimin fizikë.

Megjithatë, e gjithë drama nuk përfundoi vetëm me këtë incident, pasi edhe Julian Draxler ishte rrëzuar, kur pësoi një goditje me bërryl në kokë dhe për yllin e PSG-së, u nevojit edhe intervenimi i ekipit mjekësor të skuadrës, me ç’rast Draxler arriti më pas t’i kthehej seancës stërvitore.

Gjermania si kampione aktuale e botës, para fillimit të Botërorit në Rusi, i zhvillon du ndeshje miqësore. Fillimisht kundër Austrisë më 2 qershor dhe pastaj më 8 qershor me Arabinë Saudite.

Të ngjashme