Kasami në formacionin e javës në Zvicër (FOTO)

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, është në top formë në kampionatin zviceran me skuadrën e Sionit.

Kasami edhe pse nuk shënoi golin e fitores ndaj FC Zurich, ai zhvilloi një ndeshje briliante duke u zgjedhur futbollisti i ndeshjes.

Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar formacionin e javës të kampionatit, në të cilin është dhe Kasami.

Ish-futbollisti i Fulhamit kishte përkrah vetes në sulm Ermir Lenjanin, ndërsa kundërshtar në fushë kishin Hekuran Kryeziun që luan te FC Zurich.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme