Khabib rikthehet në kafazin e UFC-së për t’u hakmarrë për shokun e ngushtë, sipas Does Anjos

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Khabib Nurmagomedov do të rikthehet në kafazin e UFC-së për të luftuar kundër Rafael dos Anjos, nëse ai e mposht Islam Makhachevin, ka thënë luftëtari brazilian.

Khabibi e njoftoi pensionimin nga UFC-ja pasi fitores kundër Justin Gaethje në tetor të vitit 2020, ku e mbrojti titullin e kampionit të botës në peshat e lehta, me 29 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, raporton Gazeta Express.

Por luftëtari brazilian pretendoi të enjten përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter se Khabibi do të rikthehet në kafaz.

“Sapo dëgjova nga UFC-ja se Islami ka pranuar të luftojë me mua më 30 tetor, 5 runde në Abu Dhabi dhe Khabibi është pajtuar të rikthehet nga pensionimi për t’u hakmarrë për humbjes e vëllait”, shkroi Dos Anjos.

Makhachev vlerësohet nga shumë si kampion i ardhshëm i UFC-së dhe ai është mik shumë i ngushtë, partner stërvitor dhe student i Khabibit.

Mbetet të shihet nëse Khabib e ka dhënë njëmend dritën e gjelbër për një luftë të tillë të mundshme.

Khabib u pensionua pas 29 fitoreve dhe asnjë humbjeje në karrierën e tij mahnitëse në UFC.

Të ngjashme