Khedira i bashkohet Hertha Berlinit

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Sami Khedira e ka kompletuar transferimin te Hertha Berlini, derisa afati i transferimeve në Gjermani u mbyll në ora 18:00.

Mesfushori gjerman kishte arritur dje (e diele) te skuadra nga Bundesliga për teste mjekësore.

Lojtari ka kompletuar me sukses ato dhe sot (e hënë) është prezantuar me fanellën e Hertha Berlinit.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Khedira do e bartë numrin 28 në fanellë, derisa u transferuar te skuadra nga vendlindja e tij prej Juventusit. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme