Kili e eliminon Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Kili është gjysmëfinalisti i radhës në Copa America.

Kili e ka eliminuar Kolumbinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Koha e rregullt nuk solli asnjë gol dhe gjysmëfinalisti i radhës u desh të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan Kili, që triumfuan 5-4.

James Rodriguez, Edwin Cardona, Juan Cuadrado dhe Yerry Mina shënuan për Kolumbinë nga penalltia, kurse gaboi William Tesillo.

Derisa për Kilin nuk gabuan asnjë lojtarë; Arturo Vidal, Eduardo Vargas, Erick Pulgar, Charles Aranguiz, Alexis Sanchez.

Në gjysmëfinale, Kili e pret fituesin e duelit Uruguai – Peru, që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme