Kina i përfshin për herë të parë tre lojtarët e natyralizuar në përfaqësuese

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kina ka përfshirë tre lojtarë të natyralizuar në përfaqësuese për herë të parë, ndërsa seleksionuesi Li Tie ka mbledhur skuadrën në Shanghai për stërvitje, shkruan agjencia Reuters.

“Titan Sport” ka raportuar se brazilianët Elkeson dhe Aliosio, dhe ish-lojtari i akademisë së Arsenalit, Nico Yennaris, që është lindur në Angli, i janë bashkuar kampit ndërsa Kina ka filluar përgatitjet për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2022. Ndeshjet e parapara të luheshin në mars janë shtyrë shkaku i pandemisë COVID-19.

Elkeson është bërë lojtar i parë pa origjinë kineze që është ftuar në përfaqësuese, kur luajti vitin e kaluar. Ndërsa Yennaris, që ka luajtur për grupmoshat e reja të Anglisë, e ka nënën kineze dhe ka pranuar shtetësinë vitin e kaluar.

Një lojtar tjetër i lindur në Brazil, Alan Carvalho, po ashtu ishte në plane të seleksionuesit Tie, por sulmuesi 30-vjeçar po pres të zbuten kufizimet në udhëtim në mënyrë që të kthehet në Kinë nga Brazili.

Përfaqësuesja do të luajë dy miqësore kundër klubeve të Superligës së Kinës, Shanghai Shenhua dhe Shanghai SIPG.

Të ngjashme