Kloopi i kthehet federatës, ankohet për oraret e takimit

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpool Jurgen Kloop është ankuar për oraret e ndeshjeve që federata angleze i ka vendosur Liverpool-it.

Liverpooli  pret në shtëpi Burnleyn dhe kërkon tre pikët që të nga ngushtojë epërsinë prej katër pikëve që Manchester City  ka krijuar në krye të Premierligës.

Vetëm tri ditë më pas, të kuqtë do të përballën me Bayern Munichun në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë mbaroi pa fitues 0:0.

Klopp tha në një konferencë për media para ndeshjes se nuk është i sigurt nëse ndokush në Premierligë ka qenë i interesuar për shqetësimet e tij, si dhe shtoi se një ditë më shumë e bën dallimin.

“Nuk mendoj se ndokush në Premierligë mendon për këtë. Nuk iu intereson atyre. Fola për të njëjtën gjë edhe në fazë grupore dhe njerëzit mendonin se po arsyetohesha”, tha Klopp.

“Sikur t’i kishim tri ditë pushim, nga e shtuna deri të mërkurën, të dielën në mëngjes do të ishte rikuperim, të hënën një seancë e lehtë, një seancë e duhur të martën dhe pastaj do të luanim të mërkurën”, shtoi ai.

“Por jo, do të luajmë të dielën, të hënën rikuperimi dhe një lloj seance të martën. Nuk po arsyetohem sepse ne nuk e bëjmë. E pranojmë këtë ama dikush duhet të mendojë për këtë. Dikush që merr vendime”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme