KOK-u organizon Festivalin Olimpik, promovohen sportet me të cilat Kosova përfaqësohet

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Festivalin Olimpik “Tokio 2020”, ku janë promovuar sportet me të cilat Kosova përfaqësohet si dhe sporte të reja olimpike, të cilat në Kosovë janë formuar viteve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Festivali do të mbahet gjatë kohës kur në Tokio të Japonisë do të mbahen Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Vjollca Krasniqi, anëtare e bordit të KOK-ut tha se me organizimin e Festivalit, i bashkohen projektit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, bashkë me tetë Komitete tjera të fuqishme botërore.

“Festivali do të nis sot me nisjen e Lojërave Olimpike dhe do të mbyllet me 8 gusht ku po përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi në Tokio”.

Nënpresidenti i KOK-ut, Eugen Saraqini, tha se shpreson që pjesëmarrësit e festivalit ta përfaqësojnë në të ardhmen Kosovën në Lojërat Olimpike.

“Është knaqësi kur festivali mbahet të njëjtën kohë kur edhe hapen Lojërat Olimpike. Përshëndes të gjithë atletët dhe shpresojmë se një ditë do të dalin këta të rijnë atlet dhe do të na përfaqësojnë në Lojëra Olimpike.

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS Fitim Arifi, shpreh i bindur që sportistët e Kosovës do të kthehen me medalje nga Tokio.

“… iu urojmë sukses atletëve tanë në Tokio dhe shpresojmë të kthehen me medalje”.

Drejtor i Sportit në komunësn e Prishtinës, Fitim Rexha, tha se do të mbështesin në vazhdimësi projekte të tilla, raporton EO.

“Në emër të komunës përgëzoj KOK-un. Komuna do ta përkrahë këtë festival dhe ne përfaqësohemi me tre sportist në Tokio”.

Të ngjashme