Konfirmohet: Ballistët do të jenë prezent në San Siro

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 16:48 | Nga

Shorti i fazës Play Off të Europa Ligës e ka vënë skuadrën shqiptare të Maqedonisë, Shkëndijën përball njërës nga skuadrat më të suksesshme evropiane, Milanin.

Ndeshja e parë do të luhet në San Siro më 17 gusht dhe padyshim prezent do të jenë edhe tifozët e skuadrës tetovare, Ballistët.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë se ndeshja kthyese do të luhet në Shkup me 24 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme