Kosova mund të luajë miqësore me Zvicrën në mars?

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll është në kërkim të dy kombëtareve për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars.

Gjatë muajit mars, kombëtarja jonë do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë pushimit ndërkombëtar.

Mbrëmë ATV ka raportuar se kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Zvicrës, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Drejtori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka pohuar për “Blic Sport” se kanë biseduar me kombëtaren e Zvicrës dhe ndeshja ndaj tyre është një mundësi për miqësore, megjithatë sipas tij akoma nuk janë dakorduar në lidhje me këtë, pasi kanë biseduar edhe me disa kombëtare tjera.

“Jemi në kontakte me disa kombëtare për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars. Javën e ardhshme konfirmohet kundërshtari ynë. Zvicra është një prej kombëtareve me të cilat kemi biseduar”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Vlen të potencohet se Kosova do të luajë dy miqësore gjatë marsit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme