Kosova pret Ukrainën

Prishtinë | 03 Sht 2016 | 09:54 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2017” do ta luaj sonte në palestrën Minatori në Mitrovicë, nga ora 20:00, ndaj Ukrainës.

Ekipi i Arben Krasniqit ndeshjen e parë për kualifikimet e “Eurobasket 2017” e ka humbur ndaj Sllovenisë, në Lubjanë, me rezultat 113:68.

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës në Basketboll, Arben Krasniqi ka kërkuar nga djelmoshat e Kosovës që ta harrojnë humbjen kundër Sllovenisë dhe të përqendrohen maksimalisht për sfidën me Ukrainën.

“Ukraina është një skuadër shumë e fortë që ka lojtarë të cilët luajnë në ligat më të forta evropiane, mirëpo, kjo nuk do të thotë asgjë nëse ne hyjmë në lojë pa presion, e japim maksimumin që mund të japim edhe të kemi koncentrim deri në fund të lojës”, ka theksuar Krasniqi.

Të ngjashme