Kryeparlamentari Konjufca e uron kampionen olimpike, Nora Gjakova

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Xhudistja kosovare shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke e ngritur në dy numrin e medaljeve të arta në “Tokyo 2020” dhe në tri në përgjithësi për vendin tonë.

Konjufca shkroi se Kosova me këtë rast e rishkroi historinë, ndërsa nuk e la pa e përmendur edhe trajnerin e suksesshëm, Driton Kuka, i cili ka merita të mëdha për këto të arritura.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e kryeparlamentarit Konjufca.

Të ngjashme