Kthimi triumfal i kapitenit Rashkaj

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kur miqësoret me klube mesatare evropiane ishin luks për përfaqësuesen e Kosovës, Anel Rashkaj ishte gjithnjë në dispozicion.

Ishte në dispozicion edhe kur përfaqësuesja nisi etapë të re – të luajë miqësore me përfaqësuese, me leje nga FIFA. Rashkaj ishte në dispozicion për Kosovën vazhdimisht prej vitit 2009 e tutje, por prej 2015-s nuk ka marrë ftesë, me përjashtim të një rasti, transmeton Koha Ditore.

Ishte ftuar në qershor të vitit 2017 për një ndeshje kualifikuese për Botëror ndaj Turqisë, por nuk ishte përfshirë në formacion. Ishte lënduar në ditën e tretë të grumbullimit dhe kështu mbeti jashtë kombinimit.

Gati papritur, Rashkaj është ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e qershorit. Të premten e kaluar Kosova barazoi 1:1 me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa të hënën fitoi 3:2 ndaj Bullgarisë në Sofje.

Mungesa e tre mesfushorëve kryesorë, por edhe forma e mirë që Rashkaj po shfaq në Suedi, bënë që 29-vjeçari të ftohet pas dy vjetësh. Ndaj Malit të Zi qëndroi në stol, ndërsa ndaj Bullgarisë u aktivizua.

Pasi Kosova kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 14-të përmes Milot Rashicës, bullgarët ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 43-të dhe më pas kaluan në epërsi 2:1 në minutën e 55-të.

Ishte një periudhë kur Kosova po kishte telashe të mëdha në mesfushë. Bullgarët po e kërkonin edhe golin e tretë dhe kështu seleksionuesi Challandes vendosi të reagonte. Në minutën e 62-të largoi Idriz Vocën për të aktivizuar Rashkajn dhe në vend të Mërgim Vojvodës aktivizoi Florent Hadërgjonajn. Dolën ndërrime të qëlluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme