Kuka: Jemi të hendikepuar, pasi shumicave e vendeve të BE-së nuk po i njohin testet e IKShPK-së

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka, ka treguar se ai dhe xhudistët e tij po kanë probleme të shumta, pasi që pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian nuk po i njohin testet PCR të IKShPK-së.

Ai ka thënë se shkaku i kësaj me ekipin e tij nuk kanë mundur të jenë në Austri.

“E postova një foto nga Kampi në Poreç muajin e kaluar! Përveç Kroacisë ekipi ynë ishte edhe në Turqi, këto dy shtete dhe federatat e tyre i njohin testet PCR të IKSHPK dhe kjo është për çdo lëvdatë e falënderim prej nesh dhe vlerësim e besueshmëri për shtetin tonë por …Shtetet e EU shumica në mos krejt s’po i pranojnë këto testime dhe rrjedhimisht ekipi ynë po ka probleme si edhe shumë ekipe e edhe njerëzit që posedojnë viza turistike për të udhëtuar! Kam kontaktuar disa ambasada të shtetit tonë dhe deri tash s’ka asnjë informatë për këtë çështje, normalisht do duhej që të angazhohen për ma shumë informata, jemi në kohë të jashtëzakonshme dhe angazhimet duhet të jenë të tilla! Sot në Austri do duhej të jemi por se patëm këtë mundësi që e kanë shtetet që atje udhëtuan. Deri kur do jemi të hendikepuar, numrat në Kosovë po bien dukshëm dhe kemi situatë më të mirë se shumica e vendeve të EU por Kosova gjithmonë në plan të dytë!” – ka shkruar Kuka në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme