Largohet Icardi ‘Tronditet’ Interi

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë rëndë Interit.
Skuadra italiane Inter, nuk ka arritur të sigurojë kalimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 1:1 kundër PSV në ‘San Siro’.

Zhgënjimi për eliminimin nga Liga e Kampionëve mund të bëhet edhe më i madh për Interin.

‘Zikaltërit’ tani rrezikojnë seriozisht të humbasin edhe yllin e skuadrës, Mauro Icardi.

Media spanjolle ‘AS’ shkruan se eliminimi i Interit mund të rihap çështjen ‘Mauro Icardi – Real Madrid’.

25 vjeçari jo pak herë ka qenë pjesë e lajmeve për një transferim të mundshëm te Real Madrid, por kishte qëndruar te Inter, për të rikthyer skuadrën italiane në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme