Lautaro Martinez flet për interesimin e Barcelonës

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka folur për interesimin e Barcelonës për shërbimet e tij.

Martinez thekson se forma e tij e mirë tek Interi do ta ndihmojë atë edhe tek Argjentina, shkruan GazetaBlic.

“Ajo që po bëj në Inter është e dobishme për kombëtaren. Më duhet të punoj çdo ditë që të jem në gjendje të vesh fanellën argjentinase. Scaloni ka besim tek unë, ai më thirret çdo herë: kjo është e rëndësishme”, tha fillimisht lojtari.

Më pas, Lautaro diskutoi thashethemet se Barcelona është e interesuar ta blejë atë.

“Sot jam duke luftuar për fanellën e Interit, jam shumë i lumtur këtu, njerëzit më duan. Nëse ka thashetheme, do të thotë që unë i bëj gjërat siç duhet dhe duhet të vazhdoj. Jam shumë i qetë dhe shumë i lumtur në Inter”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme