Lautaro shpëton Interin, ia siguron fitoren ndaj Torinos

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Interi ka triumfuar ndaj Torinos me rezultat 1:2 në ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tre sosh.

Fillimisht Lautaro u pengua në zonë, ndërsa Lukaku shënoi nga 11-metërshi në minutën e 62-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Torino u kundërpërgjigj nëpërmjet Sanabrias tetë minuta më pas.

Në minutën e 85-të, Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhënë fitoren zikaltërve.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme