Leo Messi zbulon planet për jetën e tij pas pensionimit- dhe pse rrallë flet për futbollin

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 16:47 | Nga

Lionel Messi ka zbuluar planet e tij, pasi të jetë pensionuar nga futbolli i luajtur.

Ashtu si rivali Cristiano Ronaldo, edhe Leo Messi ka folur për planet për të ardhmen.

Argjentinasi, i cili do të mbush 31 vjet këtë vit, ka filluar të mendojë çfarë do të bëjë pasi t’i ketë varur këpucët, shkruan Mirror.

Për shumë adhurues të futbollit, pensionimi i argjentinasit do të jetë një ngjarje e hidhur, por diçka për të cilën një fund do të vijë dita.

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, ka treguar se në të ardhmen nuk e sheh veten si trajner të futbollit.

“Ndoshta nuk do të jem trajner kur do të pensionohem, por ka ende kohë dhe ndoshta mund të ndryshoj mendjen”, tha Messi.

“Në shtëpi ne rrallë herë flasim për futbollin, pasi duhet të jetë një gjë me të vërtetë e veçantë rreth Barcelonës apo Argjentinës për të hapur diskutimin rreth futbollit gjatë një darke familjare”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme