Liga e Kampionëve të Azisë paralajmërim për freski në botërorin “Katari 2022”

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Numërimi për në finalen e Kupës së Botës të 2022-s do të kalojë saktësisht në dy vjet të premten, kur lojtarët e skuadrave Ulsan Hyundai dhe Persepolis do të enden në fushën e stadiumit “Al Janoub Stadium” në Doha, në prag të finales së Ligës së Kampionëve të Azisë.

Ndërsa temperatura metaforike do të jetë në rritje derisa ekipet të bëjnë përgatitjet e tyre për duelin e së shtunës, teknologjia e ftohjes së stadiumit do të sigurojë që zhiva të zhvendoset në rreth 22 gradë celsius. Frika se lojtarët më të mirë në botë do t’iu nënshtroheshin kushteve tronditëse në Katar kanë qenë të përhapura që kur këtij vendi iu dha organizimi i Botërorit të vitit të ardhshëm, një dekadë më parë, dhe madje edhe me ndeshjet e zhvendosura në dimër shqetësimet mbesin se nxehtësia do ta bëjë të veten. Organizatorët e turneut gjithmonë kanë insistuar se temperatura nuk do të ishte problem dhe gjatë muajit të fundit, Liga e Kampionëve të Azisë u ka ofruar atyre një mundësi të rastësishme për të ilustruar se sistemi i tyre i ftohjes së stadiumit funksionon. Dr. Saud Abdul-Aziz Abdul-Ghani, profesor i Universitetit të Katarit që qëndron prapa teknologjisë, tha se përparimet e bëra mund të revolucionarizojnë mbajtjen e ngjarjeve sportive në vendet e nxehta.

“Stadiumet, që nga fillimi i industrisë së argëtimit të njerëzve që mblidhen për të garuar, nuk kanë ndryshuar kurrë, derisa Katari e fitoi organizimin e Kampionatit Botëror”, tha ai. “Me të marrë këtë përgjegjësi, temperatura ishte një nga elementët për të cilët njerëzit dyshuan se mund ta menaxhonim, por, me shkencën, nëse ekziston një sfidë mund të ketë një zgjidhje. Nuk ka asgjë që është e pazgjidhur, dhe në të njëjtën kohë në një mënyrë të qëndrueshme”.

Pandemia COVID-19 i ka sjellë pak pozitivitet botës sportive, por ua dha organizatorëve të Kupës së Botës një shans për të treguar teknologjinë shumë të zhurmshme. Në një dritare që korrespondon pothuajse saktësisht me atë të ndeshjeve të kupës së botës “Katari 2022”, klubet kryesore të Azisë janë vendosur në Doha për të luajtur pjesën e Azisë Lindore të Ligës së Kampionëve. Lojërat në grupe filluan në orën 13:00 dhe 16:00 të kohës lokale, për t’iu përshtatur transmetuesve në Japoni, Kore të Jugut e Kinë, dhe pavarësisht se ajo periudhë normalisht ishte pjesa më e ngrohtë e ditës, lojtarët kishin pak ankesa.

“Ne menduam se ndoshta mund të ishte një problem duke luajtur në një orë kur temperatura është e lartë në Katar, por stadiumet kanë përdorur teknologjinë e ftohjes dhe kjo na ndihmoi shumë, sepse nuk e dinim se në cilën kohë po luanim”, tha Michael Zullo i Sydney FC. “Me të vërtetë është skenari më i përsosur. Unë mendoj se kushtet kanë qenë të jashtëzakonshme që ne t’i luajmë ndeshjet tona dhe mendoj se kjo na ka ndihmuar të luajmë një futboll të mirë”.

Dr. Saud dhe ekipi i tij kanë përdorur metoda të shumta për të zhvilluar një sistem që është krijuar për të mbajtur temperaturat brenda stadiumit – si në nivelin e fushës ashtu edhe në tribuna – midis 18 dhe 24 gradë celsius.

“Ne freskohemi vetëm aty ku është e nevojshme. Ne përdorim sisteme filtrimi në mënyrë që të mund të nxjerrim jashtë polenin dhe pluhurin, kështu që është një ajër i pastër. Është ajër i pastruar me një temperaturë që njerëzit do ta shijojnë. Ne përdorim kompjuterët më të mirë për të kontrolluar individualisht zonat. Ne kemi zona të ndryshme kontrolli, sepse drejtimi i erës i ndryshon dhe ne përdorim materialet më të mira për të pasqyruar rrezet e diellit. Pavarësisht nëse është verë apo dimër, dielli është armiku më i madh”.

Sistemi mund të kontrollohet në një telefon inteligjent dhe mundësohet nga projekti diellor “Siraj”, i zhvilluar së fundmi, duke siguruar që Katari nuk do të zhytet në rezervat e tij të gazit natyror dhe naftës për të furnizuar skemën.

“Të gjitha stadiumet janë dizajnuar me një trashëgimi në mendje. Ne kemi këtë teknologji të veçantë dhe mund të shkojmë dhe të bëjmë oferta për kampionate aziatike, kampionate ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë po e përdorim trashëgiminë tonë para lojërave duke promovuar Katarin si qendër sportive në këtë rajon, në Lindjen e Mesme”, shtoi Dr. Saud.

Me ngrohjen globale që vazhdon të ketë një ndikim në të gjithë botën, teknologjia paraqet gjithashtu mundësi për vendet e tjera që gjithashtu kanë problem me temperaturat e larta.

“Vendet si Singapori ose Hong-Kongu mund të përfitojnë nga kjo. Edhe në Amerikë ose në Kanada, ose në Evropë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme