Liverpooli dhe Bayerni i bashkohen garës për mesfushorin spanjoll

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Fabian Ruiz ka përfunduar në radarin e dy klubeve tjera të mëdha evropiane, Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me fanellën e Napolit pas transferimit sezonin e kaluar nga Real Betisi.

Paraqitjet e tij të mira me klubin italian, me kombëtaren e Spanjës A dhe U-21 kanë bërë që Ruiz të bëhet një emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha.

Dy gjigantët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, ndërsa tani garës i janë shtuar edhe dy klube tjera të mëdha evropiane.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli dhe Bayern Munichu janë bashkuar me Real Madridin dhe Barcelona në kërkimin e mesfushorit të Napolit.

Në afatin kalimtar të janarit vështirë se mund të ndodh ndonjë transferim, por klubet evropiane po bëjnë sondazhet e para për transferimin e tij në verë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme