“Liverpooli mund ta fitojë titullin”

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 08:42 | Nga

Gerard Houllier beson se “ish-skuadra që udhëhoqi për disa vjet kanë gjithçka që duhet për të fituar këtë sezon titullin e Ligës Premier.

Houllier, i cili udhëhoqi ekipin drejt gjashtë trofeve në shumë vjet në The Anfield, thotë se klubi do të ketë sukses nën urdhrat e Jurgen Kloppit.

“Ata janë duke shkëlqyer dhe janë shumë efikas. Shihni numrin e golave që kanë shënuar. Kanë filozofi të re dhe më pëlqen trajneri. Ata kanë të gjitha që mjafton për të fituar ligën”, ka thënë francezi për Soccerex.

Liverpool aktualisht zë pozitën e katërt të ligës elitare angleze me 13 pikë, përkatësisht ka pesë pikë më pak se lideri, Manchester City.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme