Lojërat Aziatike, ngjarja e madhe me rreth 40 disiplina

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 13:13 | Nga

Gjatë katër ditëve të ardhshme, të fundit nga 12 mijë sportistë dhe zyrtarë do të vendosen në komplekse gjashtëkatëshe në qendër të Xhakartës në Indonezi.

Fshati i sportistëve i Lojërave Aziatike do të jetë një komunitet divers.

Duke përfaqësuar dy të tretën e botës, pjesëmarrësit sillen nga mundës të rëndë leshatak të specializuar në Kurash (një formë tradicionale e mundjes uzbeke), e deri te garues në eSports (videolojëra).

Do të ketë garues në jet-ski, paraglajding, softball e sporte të tjera të ndryshme.

Në skuadrën e Malajzisë është 81-vjeçari Lee Hung Fong, një specialist i lojës me letra të njohur si Bridge, dhe aty është edhe Ian Nuriman Amri, një skateborder 11-vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme